Konfirmohet mungesa e madhe e Portugalisë për sfidën ndaj Gjermanisë

Portugali luan sonte sfidën e dytë të grupit F ndaj Gjermanisë në Munich.

Skuadra e Fernando Santos vjen nga një fitore e madhe 3-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, dhe do tentojë të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër ndaj Gjermanisë, e cila ndeshjen e parë pësoi disfatë ndaj Francës.

Joao Felix do të mungojë në takimin e sotëm për shkak të një lëndimit.

Sulmuesi i Atletico Madrid, nuk ishte i gatshëm nga minuta e parë as në ndeshjen ndaj Hungarisë, ndërkohë sot nuk do të jetë fare pjesë e skuadrës.

Kujtojmë që takimi fillon nga ora 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *