Drita bën një tjetër goditje të madhe, transferon top sulmuesin

Drita ka vazhduar të transferojë futbollistë cilësorë në afatin kalimtar të janarit.

Marko Simonovski është futbollisti më i ri i gjigantit kosovar i cili është prezantuar sot në ambientet e klubit.

Klubi bardhekaltër ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Simonovskin i cili ishte shënuesi më i mirë sezonin e fundit me Feronikelin.

Sulmuesi maqedonas shënoi 12 gola në kampionat dhe dy të tjerë në Kupën e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!

Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!

Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!

Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *