Përfundon miqësorja në Gjilan mes Dritës dhe Llapit, ky është rezultati

Ka përfunduar miqësorja mes Dritës dhe Llapit e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Në ndeshjen testuese para garave evropiane, llapjanët kanë shënuar fitore minimale 0-1.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 32-të nga Valmir Veliu pas asistimit të Bujar Idrizit.

Në pjesën e dytë “Intelektualët” nuk arritën të rikthehen në lojë.

Kjo është fitorja e parë e Llapit në fazën përgatitore, pasi ditë më parë u mposhtën nga Prishtina me rezultat 3-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *