Pas largimit zyrtar nga Real Madrid pas shumë vitesh, Sergio Ramos tani është pa ekip dhe po shqyrton të gjitha pistat duke përjashtuar Barcelona dhe Sevilla…
Çështje projekti, por edhe ekonomike dhe kohëzgjatje të paktën për dy vite. Kërkesa të larta ekonomike, por sipas El Chiringuito dhe drejtorit Josep Pedrerol, “Ramos ka biseduar edhe me Milanin”.
Një lajm i bujshëm ky duke ditur se mes Maldinit dhe Ramos ekziston një miqësi e vjetër pasi Paolo është parë nga kapiteni i Realit gjithmonë si një shembull dhe ikonë…
Tifozët e Milanit ëndërrojnë, por kostot janë të larta duke qenë se Ramos do mbi 10 mln euro në sezon për të firmosur dhe komision agjenti i tij.