Hungaria dorëzohet në minutat e fundit kundër Portugalisë, shpërthen Ronaldo

Portugalia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian Euro 2020 duke e mposhtur Hungarinë me rezultat të pastër 3-0.

Në një ndeshje ku po mendohej se po shkonte drejt barazimit për shkak se Hungaria u mbajt shumë mirë deri në minutën e 84’, gjithçka ndryshoi në ato gjashtë minutat e fundit.

Guerreiro shënoi golin e parë për Portugalinë në minutën e 74’ pastaj dy minuta më vonë Cristiano Ronaldo e dyfishoi rezultatin në 2 me 0 nga penalltia dhe po i njëjti lojtar shënoi sërish në minutën e dytë shtesë për rezultatin përfundimtar.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nga ora 21:00 ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *