Xhemaili kthehet në Tetovë, vesh fanellën kuq e zi

Ish-mesfushori sulmues i kombëtares zvicërane dhe lojtar në disa klube evropiane, Blerim Xhemaili është lojtar i lirë. 35 vjeçari me prejardhje nga Tetovë nga marsi i 2021 është lojtar i lirë pasi ka skaduar kontrata me klubin e Cyrihut.

Kjo ka bërë që Shkëndija e Tetovës të fillojë bisedimet me Xhemailin dhe ti bëj një ofertë. Përforcimi i duhur kjo për klubin tetovar, eksperienca e të cilit mund të ndihmojë më shumë në garat evropiane dhe prestigjin e klubit.

Sipas transfermarket çmimi i Blerim Xhemailit është 300 mijë euro, shumë kjo e kapshme për sponzorin e klubit Ecolog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *