Timothy Castagne, mbrojtësi i Belgjikës dhe Leicester, ka pësuar gjashtë fraktuara në fytyrë në ndeshjen kundër Rusisë të luajtur të dielën pas një përplasjeje me kundërshtarin Daler Kuziayev.
Lojtari do të operohet ditën e martë dhe operacioni do të zgjasë nga dy deri në katër orë.
Mjekët janë shprehur optimistë për një rikuperim të mundshëm nëse skuadra do ta arrinte në finale, ndërsa trajneri Roberto Martinez ka thënë se do të bëhej fjalë për një mrekulli.
Castagne do të zëvendësohet nga Thomas Meunier, siç ka ndodhur pikërisht kundër Rusisë.