Zhvillime të rëndësishme pritet të ndodhin brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.
Një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv do të mbahet sot dhe do të nis nga ora 12:00, siç ka konfirmuar për KosovaPress Sekretari i FFK-së Eroll Salihu.
Në këtë mbledhje siç është raportuar së fundi mund të merren vendime të rëndësishme duke përfshirë ndryshime të mëdha në strukturën organizative.