Një tjetër futbollistë është larguar nga Llapi.
Fjala është për sulmuesin e talentuar Muhamet Hyseni i cili i ka dhënë fund aventurës me Llapin e trajnerit Tahir Batatina.
Ka qenë vet futbollisti që nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me Llapin.
Kujtojmë që Hyseni shënoi penalltinë vendimtare për Llapin në finalen e Kupës së Kosovës, ku skuadra llapjane fitoi trofeun e parë në histori.
Njoftimi i plotë nga Hyseni:
Përshëndetje miq
Dua t’iu njoftoj se pasi nuk gjetëm akordin për të vazhduar bashkëpunimin, mora vendim që të largohem nga klubi i vendlindjes sime “KF Llapi”, ku kalova 3 vite, dhe arritëm të fitonim Kupën e Kosovës këtë edicion.
Dua të falenderoj stafin e klubit, stafin e trajnerëve, kryesin e klubit në krye me Beqir Batatinen si dhe bashkëlojtarët me të cilët ishim si një familje.
Klubit i dëshiroj shumë suksese në garat ndërkombëtare dhe në vazhdimësi.
Me respekt
Muhamet Hyseni