Holanda e mposht Ukrainën në ndeshjen më të mirë deri tani në Euro 2020

Holanda dhe Ukraina ka qenë ndeshja më e bukur deri më tani në Kampionatin Europian.

Lojë e shpejtë dhe me shumë aksione, ku në pjesën e dytë u realizuan pesë gola.

Tulipanët fituan ndeshjen me rezultat 3-2.

Holanda krijoi epërsi të dyfishtë me anë të Wijnaldum në minutën e 52-të dhe Weghorst në minutën e 59-të.

Ukraina barazoi rezultatin me dy gola të shpejtë. Fillimisht realizoi Yarmolenko në minutën e 75-të dhe më pas Yaremchuk në minutën e 79-të.

Golin e fitores për Holandën e shënoi Dumfries pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Holanda dhe Austria kryesojnë grupin me nga 3 pikë, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *