Mungon vetëm zyrtarizimi, Muharrem Jashari i bashkohet Dritës në Gjilan

Se mesfushori Muharrem Jashari ka vendosur t’i bashkohet Dritës nga edicioni i ardhshëm kjo është e sigurtë.

Momentalisht mungon vetëm zyrtarizimi i tij nga klubi “bardhekaltër”.

“Radio Star” me seli në Gjilan ka siguruar pamje ku shihet mesfushori mitrovicas gjatë stërvitjes së Dritës ditën e sotme.

Jashari sipas burimeve të Demokracia.com nuk do të prezantohet sot (e diel), por gjatë fillimit të javës së ardhshme.

Drita lojtarin e parë të afruar këtë afat kalimtar e ka sjell Përparim Islamin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *