Euro 2020: Anglia e mposht Kroacinë në ndeshjen hapëse të Grupit D

Anglia e ka mposhtur 1:0 Kroacinë në ndeshjen hapëse të Grupit D në Kampionatin Evropian 2020 të dielën, duke iu hakmarrë kroatëve për humbjen e dhimbshme në gjysmëfinale të Botërorit 2018.

Raheem Sterling shënoi atë që ishte goli i vetëm dhe i triumfit të rëndësishëm të tre luanëve para mbi 22 spektatorëve në Stadiumin Wembley në Londër.

Kjo ishte fitorja e parë e Anglisë në një ndeshje hapëse në Evropian, pas dhjetë tentimeve.

Dhe nënkupton se tani anglezët grumbullojnë tri pikë në vendin e parë. Kroacia duhet të provojë të fitojë pikë në ndeshjen e dytë në grup kundër Republikës së Çekisë.

Ndeshja tjetër e rrethit të parë në Grupin D mes Skocisë dhe Republikës së Çekisë zhvillohet të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *