Pak orë na ndajnë nga fillimi i garës më interesante në Evropë, Kampionatit Evropian. Për herë të parë në historinë 60-vjeçare të këtij kompeticioni, do të mbahet në 11 qytete të Evropës.
Euro 2020 nis sonte nga ora 21:00 me ndeshjen Turqi – Itali që luhet në Olimpico të Romës.
Siç është bërë traditë së fundmi, asnjë garë e madhe e futbollit nuk kalon pa një kafshë që parashikon fituesit.
Këtë herë macja Achille do të jetë ajo që do t’i parashikojë fituesit e takimeve në Euro 2020. Ajo zgjodhi Italinë për fitore sonte ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
Dy pjata me ushqime për macet u vendosën para saj dhe ajo zgjodhi pjatën që kishte flamurin e Italisë në të.
Italia dhe Turqia kanë luajtur dhjetë ndeshje mes vete. Turqia ka humbur ose barazuar të gjitha duke mos arritur asnjë fitore. Italianët fituan shtatë herë, ndërsa kishte tre barazime.