Lautaro Martinez nuk rinovon! Vazhdon të humbasë kohë argjentinasi, që ka një akord me zikaltërit deri në 30 qershor 2023.
Interi i ka ofruar 4.5 milion euro në vit, por Martinez mendon se kjo shifër nuk i shkon për shtat një lojtari për të cilin klubi italian kërkon 90 milion euro për ta shitur. Duket sikur argjentinasi i ka kthyer drejtuesve pikërisht kështu: “Meritoj rrogë më të lartë!”
Pretendimet e sulmuesit janë që me kontratën e re të përfitojë 6 milion euro në sezon. Momentalisht bisedimet për rinovimin kanë ngecur.