Skuadra shqiptare transferon ish-futbollistin e Prishtinës dhe Gjilanit

Skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë shërbimet e Ardit Hilës.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e skuadrës nga Superiorja.

Me transferimin e 28-të vjeçarit në skuadër, verilindorët arritën ta mposhtin edhe konkurrencën me Partizanin, pasi edhe të kuqtë kishin shprehur interesimin për të pasur atë në skuadër.

Ju rikujtojmë se elbasanasi me t’u mbyllur sezoni i Superligës, ka ndarë rrugët me Gjilanin. Ndërsa me parë mesfushori ka qenë pjesë edhe e Prishtinës.

Njoftimi i plotë nga klubi:

“ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

⚽️ Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!

“Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi”, u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ardit Hila

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *