Joachim Löw mund të ishte bërë trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Gjermani, i cili do të largohet nga “Mannschaft” pas Europianit, mori një telefonatë nga klubi katalanas në mars, pasi zyrtarizoi largimin nga ekipi kombëtar. Kjo është ajo që siguron “Bild”’, medie e cila gjithashtu siguron se bisedimet nuk avancuan, ngaqë Löw komunikoi se nuk kishte ndërmend të stërviste ndonjë skuadër sezonin e ardhshëm.
Gjithmonë sipas mediumit të lartpërmendur, i cili nuk jep detaje se kush ishte personi nga Barcelona që telefonoi trajnerin gjerman. Ideja e ishte të përçohej një interesim real dhe kuptuar predispozicionin e Low për të marrë frenat e skuadrës Blaugrana. Sidoqoftë, kontaktet nuk çuan kurrë në një bisedë midis klubit katalanas drejtpërdrejt me Löw, pasi oferta iu përcoll përfaqësuesve të gjermanit.
Duhet të mbahet mend se Ronald Koeman do të vazhdojë si trajner i Barçës për të paktën një sezon më shumë, pasi klubi katalanas nuk ka gjetur një zëvendësues plotësisht të besuar. Bordi e vonoi disi votëbesimin e hollandezit, çka irritoi Koeman dhe përfaqësuesit e tij.