Zyrtare: Wijnaldum nënshkruan me Paris Saint-Germainin

Paris Saint-Germain i ka marrë nga duartë synimin Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Parisienët kanë zyrtarizuar nënshkrimin e ri, holandezin e mesfushës Gigi Wijnaldum.

Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e ish-kampionëve të Francës të cilët i kanë uruar mirëseardhje mesfushorit “tulipan”.

Wijnaldum me kontratën e nënshkruar do të kalojë tri vjet në “Parkun e Princave”.

30-vjeçari së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit të madh anglez, Liverpoolit.

Barcelona ishte skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, mirëpo PSG-ja ishte më kërkuese për shërbimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *