Zyrtare: Ademi Maliqi transferohet tek Llapi

Skuadra e Llapit ka transferuar Adem Maliqin.

Maliqi sezonin e kaluar ishte pjesë e Feronikelit, por pas përfundimit të sezonit ishte lojtar i lirë.

Tahir Batatina mundësoi rikthimin e tij tek KF Llapi, duke përforcuar skuadrën e tij para ndeshjeve në Europë.

Ja njoftimi i Llapit:

“Mirë se u riktheve në vendlindje Adem Maliqi!Adem Maliqi është përforcimi i radhës që i bashkohet Llapit për stinorin e ri dhe do të jetë forcë shtesë për skuadrën për ndeshjet evropiane. 23 vjeçari rikthehet në vendlindje duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Llapin.
Adem Maliqi, 23 vjeç, i lindur më 17.06.1997 në Batllavë të Podujevës. Sulmues i krahut të majtë dhe krahut të djathtë. Vie nga Feronikeli, me të cilët arriti t’i realizoj 4 gola. Më parë ishte pjesë e 2 Korrikut, Ferizajt dhe Flamurtarit.
Me rikthimin e Maliqit në vendlindje si dhe vazhdimin e kontratave me futbollistët që kishin barrën kryesore në edicionin që lamë pas, skuadra po kompletohet dhe është e gatshme për garat evropiane”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *