Kampioni i Kosovës, Prishtina mësoi kundërshtarin e parë në garat evropiane.
Prishtina do përballet me kampionin e San Marinos, S.S. Folgore.
Kjo ndeshje nuk do jetë shumë e vështirë duke marrë parasysh se niveli i lojës në San Marino është më i ulët se Superliga e Kosovës.
Ndërkohë, fituesi i takimit do kalojë në finale të parakualifikueseve, ku do takohet me HB Torshavn – Inter Club D’Escaldes.
Gjysmëfinalja zhvillohet me 22 qershor, ndërsa pas tri ditëve zhvillohet finalja.