Xhevdet Shabani (ishi i Dritës) pritet që shumë shpejtë të nënshkruaj kontratë me klubin e ri.
Ashtu siç mëson Gazetasheshi, ‘Rrapa’ pritet të nënshkruaj me kampionin e Superligës së Kosovës, FC Prishtina.
Futbollisti 34-vjeçar pritet të prezantohet në ditët në vijim ku edhe do jetë pjesë e kryeqytetasve për garat evropiane.
Kujtojmë që Shabani ka mbrojtur ngjyrat e Lepencit, Feronikelit, Besës, Ferizajt. Gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Teuta e Durrësit.