Feronikeli në rënie të lirë, pas Yllit largohet edhe Alberiti

Sot është ditë e lamtumirave te skuadra e Feronikelit.

Pas njoftimit të largimit të Yll Hoxhës, skuadra nga Drenasi ka njoftuar se nga ta do të largohet edhe Albert Dabiqaj.

Ky është njoftimi i klubit:

Faleminderit Albert Dabiqaj!

FC Feronikeli falënderon mesfushorin, Albert Dabiqaj, i cili pas përfundimit të këtij sezoni, përfundoi edhe kontratën me skuadrën tanë.

Dabiqaj erdhi në klub në afatin kalimtar veror, të vitit 2017, duke veshur fanellën gjelbër e bardhë për katër sezone me radhë.

Ai arriti të shpallet kampion me skuadrën e Feronikelit, fitoi Kupën e Kosovës dhe u paraqit në garat e Champions League dhe Europa League me stemën e Feronikelit në fanellë.

FC Feronikeli i dëshiron suksese të mëtutjeshme në karrierë mesfushorit të çeliktë.

Albert Dabiqaj: “Unë i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më ndihmuan dhe përkrahën gjatë karrierës sime te Feronikeli, dua ta falënderoj veçanërisht presidentin Ramaj, kryesinë e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe stafin që nuk u kursyen asnjëherë për mua. Gjithashtu falënderoj edhe tifozët Tigrat e Zi, me të cilët kemi shumë kujtime të mira. Jam i nderuar që isha pjesë e Feronikelit në këto katër vite të mrekullueshme. Edhe një herë faleminderit të gjithëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *