Një italiane duhej të paguante një gjobë prej 400 eurosh pasi që është kapur në rrugë duke shëtitur me breshkë, në mes të karantinës në të gjithë Italinë.
60-vjeçarja u arsyetua se “duhej të dilte për ta shëtitur kafshën e saj shtëpiake”.
Policia gjobiti një numër rekord personash si pjesë e masave të izolimit kundër koronavirusit.
Gjatë 252.114 kontrolleve, policia ka vënë 16.545 gjoba për mosrespektimin e një urdhri kufizues.
Vetëm në Ditën e Pashkëve, të dielën, u gjobitën 13.756 persona