Kosova ka shënuar dy fitore në miqësoret e qershorit.
Dardanët fitoren e parë e realizuan në “Fadil Vokrri” ndaj San Marinos, 4-1, ndërsa të dytën ndaj Maltës, 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në Austri.
Katër golat në ndeshjen e parë i realizoi Vedat Muriqi, ndërsa Milot Rashica shënoi të dy golat në miqësoren e dytë.
Edhe pse ishin dy miqësore për t’i testuar futbollistët e rinj, ‘bomberi’ i Superligës së Kosovës, Mirlind Daku, luajti në total vetëm 10 minuta në të dy ndeshjet.
Sulmuesi i Ballkanit, ndaj San Marinos u fut në lojë në minutën e 82-të, ndërsa ndaj Maltës në atë të 88-të.
Daku ka realizuar plot 31 gola gjatë sezonit të fundit në Superligë, por Challandes nuk po i jep aspak hapësirë në ndeshjet e Përfaqësueses.