Sergio Aguero i dhuron Rang Roverin luksoz atij që pastron fanellat e Manchester Cityt

Sergio Aguero ditë më parë u transferua zyrtarisht tek Barcelona.

Ai u largua nga Manchester Cityt pas 10 sezonave.

Para se të largohej, Aguero i shpërndau 60 ora si dhuratë për bashkëlojtarët dhe punëtorët e klubit anglez.

Përveç orëve, ai u përkujdes që të jap si dhuratë edhe veturën e tij luksoze “Range Rover Evoque”.

Veturën ia dha personit që pastruan dhe bën gati fanellat e lojtarëve të Manchester Cityt.

“Makina jote”, u përgjigj Aguero i qeshur përpara se të dy të përqafoheshin.

Kun Aguero shkoi tek Barcelona si transfer i lirë, pasi kontrata I kishte skaduar me Manchester Cityn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *