Sulmuesi 20-vjeçar brazilian, Ricardinho ka bërë një huqje të madhe gjatë një ndeshje në Kupën e Brazilit.
Skuadra e talentit brazilian, Gremio po përballej me Brasiliensen në Kupën e Brazilit dhe rezultati ishte 2-0 në favor të tyre.
Rezultati ka mundur të jetë më i lartë për vendasit sikur 20-vjeçari të realizonte në një rast të artë në fillim të fraksionit të dytë.
Ricardinho mori një top nga bashkëlojtari i tij dhe në portën bosh nga një afërsi rreth dy metra dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.
???♂️ Gremio's Ricardinho with an absolute howler of a miss in the Copa do Brasil last night…pic.twitter.com/6cIgKbBCNM
— The Sportsman (@TheSportsman) June 3, 2021
Topi i goditur nga braziliani përfundoi në shtyllë për t’u kthyer prapa.
Megjithatë, një ndër golat e takimit e kishte shënuar ai, ndonëse huqja e tij tashmë ka “pushtuar” rrjetet sociale.