Edhe Ronaldo do t’ia kishte lakminë, sulmuesi anglez bën kërcim të jashtëzakonshëm në miqësore

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Dominic Calvert-Lewin ka befasuar të gjithë në ndeshjen miqësore kundër Austrisë.

Anglia triumfoi 1-0 ndaj austriakëve në një ndeshje kontrolluese në prag të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Lojtari i Evertonit, Lewin gjatë kësaj sfide ka bërë një kërcim të jashtëzakonshëm duke befasuar të gjithë.

Gjatë një lufte për top me mbrojtësin Aleksandar Dragovic, Lewin “fluturoi” aq lartë sa këmbët e tij goditën kokën e Dragovicit i cili u lëndua dhe u akordua goditje e lirë.

Për kërcime të tilla në botën e futbollit njihet edhe ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili jo në pak raste ka treguar aftësinë e tij të kërcimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *