Fabrizio Romano: Koeman trajner i Barcelonës edhe edicionin e ardhshëm

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se trajneri Ronald Koeman do vazhdojë të jetë në stolin e Barcelonës.

Presidenti Joan Laporta kishte dyshime për teknikun holandez, që ka edhe një vit kontratë të mbetur. Sidoqoftë, Romano ka njoftuar se agjentët e Kumanit kanë besimin se trajneri do qëndrojë në stolin e Barcelonës.

“Agjentët e Ronald Koeman kanë besimin që së shpejti do marrin dritën e gjelbër nga Barcelona për të qëndruar edhe një sezon tjetër si trajner i katalanasve.

Koeman asnjëherë nuk planifikonte të largohej. Ai gjithashtu është i lumtur me transferimet e reja, Wijnaldum (marrëveshje e plotë) dhe Depay (bisedimet vazhdojnë)”, shkroi ai.

Ndërkohë, nga Barcelona pritet që në këtë afat veror të largohen disa lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *