Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos thuhet se u ka thënë shokëve të tij të skuadrës që të refuzojnë një ulje të pagës për shkak të transferimit të Kylian Mbappes.
Kjo sipas Jose Ramon de la Morena, një prezantues në emisionin radiofonik “El Transistor”, i cili pretendon se një lojtar pa emër në Los Blancos i ka thënë klubit për veprimet e Sergio Ramos.
Lajmi vjen pasi u pohua se Real Madridi po vazhdon të bëj shkurtime të pagave, kinse për të “menaxhuar vështirësitë financiare të sjella nga COVID-19”.
E ardhmja e Sergio Ramos gjithashtu është në ajër, me mbrojtësin spanjoll që duket shumë larg vazhdimit të kontratës me “mbretërit”.
Madrilenët i kanë ofruar vetëm një vit kontratë spanjollit, me Ramosin që kërkon marrëveshje dyvjeçare.
Sipas të gjitha gjasave, Sergio Ramos në muajt e ardhshëm do të veshë fanellën e një tjetër skuadre.