Kur po i afrohemi afatit kalimtar të verës, spekulimet për transferime po shtohen nga mediet ndërkombëtare.
Një “bombë” e vërtetë e ka shpërthyer mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” e cila shkruan për tri super transferime të mundshme.
Bëhet fjalë për kalimin e Kylian Mbappes te Real Madridi, ndërkohë talentin francez te PSG-ja do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldo i cili sipas gazetës në fjalë do të largohet nga “Allianz Stadium”.
“Mbretërit” prej kohësh janë në kërkim të 22-vjeçarit francez i cili ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me PSG-n dhe rinovimi duket ende larg.
Portugezi Cristiano Ronaldo gjithashtu spekulohet se mund të largohet nga Zonja e Vjetër.
Por kjo nuk ishte e tëra nga gazeta italiane e cila gjithashtu raporton se Mauro Icardi do të rikthehet në Serie A, gjegjësisht te Juventusi.
Icardi më herët ishte pjesë e Interit dhe e njeh mjaftë mirë elitën e futbollit italian.
Se sa do të jetë kjo e vërtetë mbetet të shihet gjatë javëve në vazhdim.