Presidenti i Barcelonës prezantoi sot afrimin e dytë të merkatos së verës për katalanët, mbrojtësin Eric Garcia, i cili rikthehet në “Camp Nou” pas një eksperience te anglezët e Manchester City.
Pyetjet e shumta nuk ishin për Garcian, por për vazhdimin e mundshëm të Leo Messit, për rinovimin e kontratës.
Duke folur për dëshirën që ai të qëndrojë dhe se të gjithë janë optimist se do ta bëjë, për të luajtur me shokun, Sergio Agueron, Laportes i shpëtoi nga kjo një gjë tjetër, duke konfirmuar kështu se s’do të jetë e lehtë që argjentinasi të qëndrojë, përcjell GE.
“E dimë se ai dëshiron të qëndrojë, por sikurse Garcia, Leo ka oferta tjera”, deklaroi ai, diçka që lë në ajër ende të ardhmen e Messit.