Kosova sot arriti ta mposht San Marinon me rezultat 4-1 me golat e shënuara nga sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili erdhi në këtë ndeshje pas një sezoni të vështirë me Lazion.
San Marino përfundoi serinë negative prej 11 ndeshjeve pa shënuar gol, duke shënuar në portën e Samir Ujkanit.
Tifozët e San Marinos kanë reaguar në formë shakaje pas golit që erdhi gati pas 2 vitesh pritjeje.
“Veç pak muzikë e Titanicut, edhe s’mund t’i ndalim lotët” shkruan faqja e tifozëve në Twitter.
Më poshtë videoja:
Add a little bit of Titanic music and I can't stop weeping. #kosSMR pic.twitter.com/AQ6aPKuV0P
— San Marino fan account (@SanMarino_FA) June 1, 2021