Shënoi katër gola, kjo është deklarata e Vedat Muriqit pas ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj San Marinos, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka mposhtur San Marinon me rezultatin e thellë 4-1, me katër golat e shënuar nga Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes, Muriqi tha se është tejet i lumtur për golat e shënuar sot.

“Jo, nuk e prita që të shënoj. I shënova, por po mundohna më shumë të bashkepunojë me lojtarët si në mbrojtje, si në sulm. Është një ndjenje jashtëzakonisht, e mirë, po e ndi vetën të lumtur”, tha fillimisht Vedat Muriqi për Super Sport Kosova.

“Ne kemi mësuar sot se jemi mirë me topin, kemi lojtarë me kualitet, San Marino nuk është në nivelin tonë, fatkeqësisht kemi marrë një gol në minutat e fundit”, vazhdoi ai.

“Lazio ka investuar kogja do euro për mu, ata e dinë çfarë të bejnë. Derisa kam kontrate, une do e respektojë Lazion dhe do ta japë maksimumin. Kur të fillojnë përgatitjet unë do të jem në Romë”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *