Kosova ka regjistruar fitore të thellë në takimin e parë miqësor të muajit qershor ndaj San Marinos.
“Dardanët” e ka mposhtur me rezultat të lartë 4-1 Kombëtaren e San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë sfidë kontrolluese ka shkëlqyer sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi i cili regjistroi katër golat për Kosovën, gjë që ishte hera e parë që një lojtar i ekipit kombëtar realizon kaq gola në një ndeshje.
Të besuarit e Bernard Challandes dominuan në të gjitha aspektet e ndeshjes.
76%-24% ishte dallimi i posedimit të topit në të mirë të vendasve, ndërkohë Kosova kishte 6 goditje në portë, krahas mysafirëve që kishin vetëm 1.