“Dardanët” triumfuan me rezultat bindës 4 – 1.
Pas ndeshjes, Idrizi tha se për të kjo është ëndërr dhe që nuk mund ta shpreh me fjalë.
“Dy javët e kaluar janë si ëndërr, kanë ardh shumë shpejtë. Nuk mund ta them me fjalë çfarë ndeshje është”.
I pyetur se kujt do t’ia jep fanellën e debutimit, Idrizi zbuloi se do t’ia dërgojë gjyshit të tij.
“Po, te familja, besoj që fanellën do t’ia jap gjyshit”, u shpreh ai.
Për Kosovën, të gjitha golat i realizoi Vedat Muriqi, që u bë golashënuesi i parë në histori të Kosovës që shënon katër gola brenda një ndeshje.