‘Dardanët’ janë nikoqir të San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri”, takim ky që po zhvillohet në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit qershor, shkruan Insporti.
Aktualisht kur po zhvillohet pjesa e dytë e takimit, ‘Dardanët’ janë duke triumfuar, kjo pas tre golave që shënoi sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi.
Teksa, në rrjetin social, twitter, tifozët e San Marinos, Muriqin po e konsiderojnë si Jezus. Ky krahasim mbase mund të vijë nga flokët e Vedatit, si ngjashmëri me Jezusin.
“Pse e kanë Jezusin e çmendur në ekipin e tyre? Ashtu, kjo është kaq e padrejtë. 3-0, Muriqi me hat trick” .
Ndryshe, pas ndeshjes ndaj San Marinos, Kosova me datë 4 takohet me Maltën, për t’i zhvilluar edhe dy miqësore të tjera me datë 8 dhe 11, me Guinean dhe Gambinë.