Ka nisur pjesa e dytë në “Fadil Vokrri” mes Kosovës dhe San Marinos.
Me të nisur sfida, Vedat Muriqi, që realizoi dy herë në pjesën e parë, arriti të kompletojë het-trikun, duke shënuar për 3-0 në minutën e 46-të.
Ai u bë vetëm lojtari i dytë në histori që e arrin këtë me Kosovën, pas Arbër Zenelit, raporton Gazeta Express.