Zyrtare, Barça konfirmon blerjen e dytë pas Sergi Agueros, i vendos klauzole lirimi prej 400 milionë eurove
Eric Garcia është përforcimi i dytë i Barcelonës pas Sergio Agueros i cili transferohet në “Camp Nou” nga Manchester City me kosto zero dha ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare ke gjigantin katalanas.
20 vjeçari i kaloi katër vitet e fundit në “Etihad Stadium” edhe pse ishte zbuluar nga akademia e Barcelonës e quajtur “La mesia”.
“Barcelona konfirmon që ka nënshkruar me Garcia i cili vie nga Manchester City pasi kontrata e tij me klubin anglez ka përfunduar.”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.
“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë prej 400 milionë eurove në kontratën e tij.”.
https://www.instagram.com/p/CPkZ0cwqPEm/?utm_medium=copy_link