Klubi i Barcelonës sot kompletoi transferimin e Sergio Agueros si transfer i lirë.
Por, katalunasit nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, transmeton Indeksonline.
Gazetari, Fabrizio Romano përmes një postimi ka treguar se katalunasit janë gati të kompletojnë transferimin e tre futbollistëve të tjerë.
Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia do të transferohet si futbollist i lirë. Pas tij në rend është mbrojtësi brazilian i Betis, Emerson Royal. Katalunasit duhet të paguajnë 9 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.
Garcia dhe Emerson do të nënshkruajnë kontrata deri në vitin 2026.
Pas tyre, pritet të kompletohet transferimi i Georgino Ëijnaldum. Ai pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2024.
Katalunasit po ashtu janë në pritje të përgjigjes së Memphis Depayt, i cili po ashtu është futbollist i lirë.