“Bombë” në Spanjë: Real Madridi po e mendon rikthimin e Carlo Ancelottit

Mediat në Spanjë kanë hedhur një “bombë” në lidhje me Real Madridin.

Sipas “Cope”, “Mbretërit” janë duke menduar ta kthejnë Carlo Ancelottin si trajner.

Ancelotti që për momentin është trajner i Evertonit, mund të largohet në këtë verë.

Italiani kishte udhëhequr Real Madridin nga viti 2013 deri në 2015-tën, ku kishte arritur të fitonte një Ligë të Kampionëve.

Real Madridi për momentin është pa trajner pasi Zinedin Zidane dha dorëheqje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *