Januzaj dëshiron largimin nga Real Sociedad

Sulmuesi i Real Sociedadit, Adnan Januzaj është i hapur për largimin gjatë verës.

Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës në rast që nuk i ofrohen kushtet që kërkon, atëherë ka bërë të ditur se do largohet nga klubi spanjoll.

Sulmuesi nuk ia doli të përformojë në mënyrën më të mirë vitin e kaluar shkaku i lëndimeve që vazhdojnë ta pengojnë.

Duke menduar për edicionin tjetër dhe të luajë në Ligën e Evropës, Januzaj dëshiron që të jetë titullar i padiskutueshëm ose do largohet.

Problemi kryesor për Sociedad që të rinovojë me Januzaj, do jetë agjenti i ri i lojtarit, Mino Raiola ngase shpesh herë i refuzon ofertat.

Për këtë arsye, ekziston një mundësi e madhe që Januzaj në verë të bëhet me skuadër të re./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *