Rasti i Superligës shkon në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, reagon UEFA

Gjykata Evropiane do të duhet të përgjigjet ndaj Gjykatës së Madridit në lidhje me Superligën Evropiane, përcjell Insporti.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Gjykata e Madridit i ka bërë një pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane.

Megjithatë, tani UEFA ka reaguar duke theksuar se ata do të luftojnë me çdo mjet të mundshëm ligjor ndaj Superligës.

“UEFA ka marrë njoftimin nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë për interpretim nga një gjykatë e Madridit për të ashtuquajturën Superliga Evropiane, pavarësisht tërheqjes së nëntë klubeve anëtare të saj themeluese. UEFA është e sigurt në pozicionin e saj dhe do ta mbrojë atë me çdo forcë”, u tha në deklaratën e UEFA-së.

Në rast se Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendos se nuk ka shkelje nga Superliga, atëherë Superliga Evropiane do të kishte legjitimitet të plotë ndërsa UEFA dhe FIFA nuk do të mund të bënin asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *