Busquets mund të transferohet te gjiganti gjerman si lojtar i lirë

Sergio Busquets është një prej futbollistëve që mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalitmar të verës.

Krerët e klubit katalunas do të donin që Busquets të mbyll karrierën në “Camp Nou”, por situata ekonomike e klubit po i sjell probleme.

“AS” shkruan se mesfushori spanjoll mund të transferohet si lojtar i lirë te Bayern Munich.

32-vjeçari ka kontratë të vlefshme me katalunasit deri më 2023, por kjo kontratë mund të shkëputet me marrëveshje të dyanshme.

Sergio Busquets është produkt i klubit të Barcelonës dhe deri më tani karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm aty.

Busquets me skuadrën e parë e bëri debutimin në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *