Pep Guardiola nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë në karrierën e tij si trajner por ishte i kënaqur me performancën e lojtarëve të Manchester City kundër Chelsea.
“Ka qenë një sezon i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm, por ne jemi të trishtuar,” filloi Guardiola duke i thënë Movistar Champions League.
“Ne garuam tepër mirë, ishte hera e parë që arritëm këtu dhe e përgëzoj Chelsean për triumfin”, tha Guardiola.