Bota është ballafaqur shpesh me ditëlindje false, por kjo që ka ndodhur me Kaku Kanga është më e çuditshme që ka ndodhur ndonjëherë.
Federata e Kongos, nga java e kaluara ka gjetur disa mospërputhje në të dhënat e futbollistit të Crvena Zvezdas në Serbi, që në këtë sezon ka luajtur (dhe shënuar) kundër Milanit në Europa League.
Kanga, në fakt, ka pohuar se ka lindur më 1 shtatorin e 1990-ës në Gabon, por mamaja e tij ka ndërruar jetë katër vite përpara lindjes së tij, në 1986-ën.
Kaku Kanga duket se është në fakt Kiaku Kiaku Kiangana, i lindur në 1985-ën në Kinshasa, Kongo.
Sipas portalit brazilian Lance.com, ndryshimi i identitetit ka ndodhur në 2007-ën, kur Kiangana është transferuar në Gabon, te Mangasport, ku i janë “qethur” pesë vite (duke u bërë edhe qytetar i Gabonit).
Kanga (ose Kiangana) tani rrezikon shumë, me federatën që mund ta skualikojë Gabonin nga Kupa e Afrikës.