Rashica ka një mesazh për tifozët e Werderit pas rënies nga liga

Bremeni u mposht me rezultatin 2-4 nga Borussia Monchengladbach’ në kuadër të xhiros së fundit në Bundesligë.

Kjo humbje i la ata në vendin e 17-të të Bundesligës, duke rënë nga liga njëkohësisht.

Milot Rashica shfrytëzoi rrjetin e tij social, Instagram për të përçuar një mesazh për tifozët.

“Ende dhemb pas një jave dhe ne jemi shumë të zhgënjyer. Do të duhet pak kohë për ta procesuar në mendjet tona këtë”, tha ai.

“Më vjen vërtet keq, kërkoj falje nga të gjithë tifozët e Werderit”, shtoi ai.

“Ndërkohë, unë do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen e palodhshme dhe besnikërinë në këtë sezon, you keni qenë gjithmonë në anën tonë, shumë faleminderit”, përfundoi Milot Rashica.

Werder Bremeni do të luajë në Bundesliga 2 nga sezoni i ardhshëm.

https://www.instagram.com/p/CPbGDyTNe0s/?utm_medium=copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *