Dallku i lumtur pas triumfit të madh me Dukagjinin: Luftuam shumë dhe e merituam këtë sukses

Dukagjini ka arritur të fitojë me penallti (4-3) në ndeshjen e barazhit për Superligën e Kosovës ndaj Trepçës ’89, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 1-1.

Me këtë fitore, klubi nga Klina siguron inkuadrimin në Superligës, ndërsa mitrovicasit bien në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes për “Artmotion” shumë i lumtur u deklarua trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.

“Faleminderit futbollistëve dhe të gjithë qytetit e Klinës, mendoj se e merituam Superligën, sepse luftuam shumë. Sot me një ndeshje shumë të mençur besoj se e merituam fitoren dhe Superligën”, tha Dallku pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *