Trajneri kroat Ivan Juriç nuk është më trajner i skuadrës së Veronës në Serie A.
Juriq i cili solli Armir Rrahmanin në Serie A duke e marrë nga Dinamo Zagreb ka ndarë rrugët me skuadrën ialiane, derisa lajmin e ka dhënë vet Verona.
Verona ka mbyllur kontratën e saj me Ivan Juriç, e cila supozohej të ishte e vlefshme deri në 30 qershor
“Verona përshëndet dhe falënderon Juriç për punën prej dy sezonesh ku klubi ka arritur rezultate të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra italiane.
Klubi shtoi se emri i trajnerit të ri do të njoftohet në ditët në vazhdim.
Verona përfundoi e 10-ta në tabelën e Serie A sezonin e kaluar. Sipas mediave italiane, Juriç do të marrë drejtimin e Torinos nga sezoni i ardhshëm.