Sulmuesi i krahut të djathtë Dren Ahmeti, pjesë e Vushtrrisë në dy edicionet e fundit, ka nënshkruar me Llapin.
Dren Ahmeti ka nënshkruar për tri vitet e ardhshme ka zgjedhur të mbroj ngjyrat e KF Llapit.
“Dren Ahmeti, 22 vjeç, i lindur më 08.06.1998, i gjatë 1.76 m, në qershor të këtij viti mbush 23 vite. Karrierën prej futbollisti e kishte nisur tek skuadra e Vushtrrisë, pjesë e së cilës ishte deri këtë edicion. Ahmeti është sulmues i krahut të djathtë dhe të majtë si dhe mesfushor ofensiv. Në edicionin e fundit për Vushtrrinë arriti të realizoj 2 gola dhe asistoj në 6 të tjerë”.
Ahmeti: I lumtur për zgjedhjen, do të jap më të mirën nga vetja për klubin
“Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur i bashkohesh një skuadre me traditë, tashmë skuadër që merr pjesë në gara evropiane. Do ta bëj maksimumin tim dhe iu premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja për klubin”.
“Falënderoj trajnerin Tahir Batatina për besimin që ma dha të jem pjesë e klubit. Me punë e angazhim do të shkruajmë histori së bashku në Evropë. ‘Legjendave’ u premtoj gola e asistime e ndeshje të mira në vazhdimësi që Llapi të jetë sa më lartë në tabelë, pse jo, dua edhe titullin kampion me këtë skuadër”, përfundoi Ahmeti për faqen zyrtare të klubit.