Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore që i zhvillon në muajin qershor ku ndeshet me San Marinon dhe Maltën.
Grumbullimi këtë herë ka qenë pak më ndryshe pasi trajneri Bernard Challandes, ka vendosur të bërë disa ndryshime në listë duke u dhënë hapësira disa futbollistëve të rinj, por që edhe kishte të pakënaqur me përzgjedhjen e tij.
Në listën e Kosovës ka shumë ndryshime pasi Challandes u përcaktua për futbollistë të rinj, por që çuditërisht në përzgjedhjen e parë nuk e kishte ftuar sulmuesin e Ballkanit, Mirlid Daku.
Megjithatë, sot ka ndryshuar mendje dhe Daku ka marrë ftesë nga tekniku zviceran.
Ky ndryshim ka ardhur pasi kampit të Kosovë nuk kanë mundur t’i bashkohen dy lojtarë. Ibrahim Dreseviq që ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe Aro Muriq që është i sëmur. Në vend të tyre, Challandes ka ftuar portierin Betim Halimi dhe sulmuesin Mirlind Daku.