Kosova edhe me dy mungesa të mëdha për ndeshjet e qershorit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.

Challandes ka konfirmuar se Aro Muric “do të mungojë shkaku se është i sëmurë, derisa Ibrahim Dresovic ka dal pozitiv me COVID-19”.

“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.

Pastaj, ata do të marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *